20.11.2026

SAVA Jetë po zgjerohet edhe me një grup të ri të shitjes!

SAVA Jetë vazhdon të rritet, duke mirëpritur këshilltarë të rinjë të shitjes dhe duke krijuar mundësi për zhvillimin profesional të kolegëve. Këtë herë, ekipi ynë zgjerohet me një grup të ri të shitjes, të udhëhequr nga menaxherja Mirjeta Gashi.

Mirjeta ka qenë prej kohësh pjesë e SAVA Jetë si këshilltare e shitjes. Përvoja e saj në kompani dhe njohja e nevojave të klientëve do ta shoqërojnë tashmë në një përgjegjësi të re: udhëheqjen dhe mbështetjen e grupit të saj.

Kalimi i Mirjetës në rolin e menaxheres na gëzon veçanërisht, sepse krahas zgjerimit të ekipit, shohim edhe kolegët tanë të zhvillohen e të ndërmarrin hapa të rinj në karrierë. Në këtë rrugëtim, asaj i bashkohen këshilltarët e rinjë të shitjes, të cilët i mirëpresim me kënaqësi në SAVA Jetë.

Formimi i këtij grupi është një hap tjetër në rritjen e vazhdueshme të kompanisë dhe në përkushtimin tonë për të qenë më pranë individëve dhe familjeve, me informacion të qartë dhe këshillim të kujdesshëm për sigurimin e jetës.

Mirjetës i urojmë shumë suksese në detyrën e re, ndërsa këshilltarëve të shitjes një fillim të mbarë! Urojmë që puna së bashku t’u sjellë përvoja të vlefshme, zhvillim profesional dhe shumë arritje të përbashkëta.

#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

Ekipi i ri i shitjes