Aktit i Sinjalizimit
Kompania jonë ka miratuar dhe zbaton Kodin e Sjelljes, i cili përveç detyrimeve që përcakton, nënkupton edhe përgjegjësi morale për secilin prej nesh. Sjellja profesionale, mirësjellja, respekti reciprok, korrektësia ndërkolegjiale dhe komunikimi etik me klientët janë obligime të padiskutueshme për krijimin e një ambienti pune të sigurt, të këndshëm dhe profesional.
Në këtë drejtim, si pjesë e objektivave tona për zhvillimin e vazhdueshëm të punonjësve dhe fuqizimin e vlerave të kompanisë, kemi vendosur të ndërmarrim një hap të mëtejshëm: fuqizimin e aktit të sinjalizimit.
Në kontekstin korporativ, sinjalizuesi është çdo person që raporton ose zbardh informacione mbi kërcënime apo shkelje të interesit publik, në kuadër të marrëdhënies së tij/saj të punës në sektorin publik ose privat.
Ju inkurajojmë fuqishëm që të raportoni çdo rast kur:
• Dyshoni se është cënuar dinjiteti i ndonjë punonjësi;
• Është keqinformuar një klient;
• Është ndërmarrë një veprim që dëmton imazhin dhe integritetin e kompanisë.
Disa nga rastet që duhet të raportohen përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:
• Ngacmim seksual
• Shkelje të të drejtave të njeriut
• Shkelje të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi
• Diskriminim
• Tregtim i brendshëm me komisione apo polica
• Pranim i parave të gatshme në marrëdhënie me klientin
• Korrupsion dhe ryshfet
• Keqadministrim apo keqmenaxhim
• Keqpërdorim i të dhënave personale
Kanalet e raportimit/sinjalizimit:
Sinjalizimi mund të bëhet edhe anonim, dhe identiteti juaj do të mbrohet në përputhje me praktikat më të mira dhe ligjet përkatëse.
Raportimi mund të bëhet përmes: sinjalizuesit@savajete.com
Të dyja janë të trajnuara dhe të përkushtuara për të trajtuar çdo raportim me seriozitetin dhe besueshmërinë më të lartë.
Gjithashtu, raportimi anonim mund të bëhet përmes kutisë së ankesave/ kërkesave, e vendosur në korridorin e administratës në selinë e K.S.J Sava Jetë.
Qëllimi ynë është krijimi i një ambienti pune të shëndetshëm, etik dhe të drejtë për të gjithë. Për këtë arsye, nuk do të bëjmë kompromis dhe nuk do të amnistojmë askënd në rast të shkeljeve të përmendura më lart.
Faleminderit për përkushtimin tuaj të vazhdueshëm ndaj integritetit dhe vlerave të kompanisë sonë.