9.10.2026
Me fjongo rozë, dhe me shumë dashuri nga SAVA Jetë!
Sot, në SAVA Jetë u bashkuam në një foto solidariteti për t’u qëndruar pranë të gjitha grave që përballen me kancerin e gjirit. Një gjest i vogël, me dëshirën që secila prej tyre të ndiejë mbështetje, ngrohtësi dhe shpresë.
Pas çdo fjongoje rozë është një histori, një nënë, një motër, një shoqe apo një kolege. Ky muaj na kujton të jemi pranë njëra-tjetrës, të dëgjojmë dhe të kujdesemi me dashuri.
Një falënderim nga zemra për vajzat dhe gratë e ekipit tonë, që sot iu bashkuan këtij mesazhi dhe që çdo ditë sjellin ngrohtësi e përkushtim në kompaninë tonë.
Kujdesu për veten dhe kujtoja edhe një gruaje që e do. Shëndeti yt meriton kohë dhe kujdes!
Përjetë me SAVA Jetë💕
#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem
