22.5.2025

Illyria Life me billboard në një nga rrugët më të frekuentuara të Prishtinës!

ILLYRIA Life ka vendosur një billboard në një nga rrugët më të frekuentuara të Prishtinës, duke sjellë më pranë qytetarëve mesazhin për rëndësinë e sigurimit të jetës dhe mbrojtjes financiare të familjes.

Kjo prani në hapësirën publike është pjesë e angazhimit tonë për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurimin e jetës dhe rolin e tij në planifikimin e një të ardhmeje më të sigurt. Vendndodhja e billboard-it mundëson që ky mesazh të arrijë te qytetarët gjatë lëvizjeve të tyre të përditshme.

Përmes kësaj forme komunikimi, ILLYRIA Life vazhdon të forcojë praninë e saj në kryeqytet, duke rikujtuar se kujdesi për të ardhmen fillon me vendimet që marrim sot.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem 1