30.9.2026
Bancassurance Summit 2026, Portorož!
Më 15 shtator 2026, në Portorož të Sllovenisë, u mbajt Bancassurance Summit 2026 i cili mblodhi kolegë dhe ekspertë për të shkëmbyer përvoja dhe ide për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet bankave dhe kompanive të sigurimit.
SAVA Jetë u përfaqësua në këtë takim nga kolegu Besart Canolli, i cili mbajti një prezantim mbi aktivitetet dhe prioritetet e kompanisë në fushën e bancassurance. Në prezantimin e tij, Besarti pasqyroi bashkëpunimin ndërmjet NLB Bankës dhe SAVA Jetë, duke ndarë përvojat nga tregu ynë dhe drejtimet për zhvillimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.
Prezantimi krijoi hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave me kolegët nga tregjet e tjera, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ekipeve bankare dhe atyre të sigurimit, si dhe në ofrimin e zgjidhjeve që u përgjigjen nevojave të klientëve.
Programi u hap nga David Benedek, anëtar i Bordit të Menaxhimit të Sava Re, dhe Hedvika Usenik, anëtare e Bordit të Menaxhimit të NLB. Në vijim, përfaqësuesit nga secili vend prezantuan aktivitetet e planifikuara deri në fund të vitit 2026 dhe për vitin 2027, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet ekipeve bankare dhe atyre të sigurimit.
Sesionet profesionale trajtuan vlerësimin e potencialit të bankave për shitjen e produkteve të sigurimit, përmirësimin e përvojës së klientit dhe mundësitë që ofron inteligjenca artificiale. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe komunikimit të qartë dhe efektiv, si një element i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve me klientët dhe bashkëpunimin ndërmjet ekipeve.
Krahas programit profesional, aktivitetet e përbashkëta u mundësuan pjesëmarrësve të njiheshin më mirë dhe të forconin marrëdhëniet me kolegët nga tregjet e tjera.
Për SAVA Jetë, pjesëmarrja në këtë takim ishte një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave që mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të bancassurance dhe ofrimin e shërbimeve më të përshtatshme për nevojat e klientëve.
#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem








