15.9.2026
Avancimi profesional dhe bashkëpunimi brenda Sava Insurance Group!
Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet kompanive anëtare të Sava Insurance Group, u organizuan dy aktivitete të rëndësishme: workshop-i për Solvency II dhe Konferenca e Aktuaristikës dhe Menaxhimit të Rriskut.
Në këto aktivitete morën pjesë edhe përfaqësues nga Departamenti i Aktuaristikës i kompanisë për sigurimin e jetës SAVA Jetë, ku patën mundësinë të avancojnë njohuritë profesionale dhe të shkëmbejnë përvoja me kolegë nga kompani të ndryshme të Grupit.
Workshop-i për Solvency II, i organizuar përmes SIG Academy, u mundësoi pjesëmarrësve të analizojnë ndikimin që kanë vendimet e ndryshme të biznesit në aftësinë paguese të një kompanie sigurimi. Përmes simulimeve të skenarëve të ndryshëm, pjesëmarrësit testuan strategji biznesi, nivele të tolerancës ndaj rriskut dhe kushte ekonomike, duke vlerësuar ndikimin e tyre në mjaftueshmërinë e kapitalit dhe në treguesit kryesorë të solvencës.
Workshop-i u hartua dhe u udhëhoq nga kolegët e Sava Re, përkatësisht nga ekipet për menaxhimin e rriskut dhe menaxhimin e aktiveve dhe detyrimeve. Programi ndërthuri njohuritë teorike me ushtrime praktike dhe interaktive, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë që konceptet profesionale t’i zbatojnë në situata konkrete të biznesit.
Ndërkohë, Konferenca e Aktuaristikës dhe Menaxhimit të Rriskut, e mbajtur këtë vit në Kroaci, mblodhi kolegë dhe profesionistë nga kompani të ndryshme të Sava Insurance Group. Gjatë dy ditëve të konferencës u trajtuan tema aktuale dhe me rëndësi për industrinë e sigurimeve, përfshirë modelimin e katastrofave natyrore, pagesat shtesë të primeve në sigurimet e jetës të lidhura me investimet, mundësitë e përdorimit të mësimit automatik, rriskun në tregjet financiare, si dhe rriskun kibernetik dhe reagimin ndaj incidenteve.
Pjesëmarrja e kolegëve të SAVA Jetë në këto aktivitete përbën një mundësi të vlefshme për zhvillimin e mëtejshëm të ekspertizës profesionale, njohjen me praktikat e avancuara të Grupit dhe shkëmbimin e përvojave me profesionistë të fushave të aktuaristikës dhe menaxhimit të rriskut.
Përveç përmbajtjeve profesionale, të dyja aktivitetet krijuan hapësirë për ndërtimin e kontakteve të reja dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet kolegëve nga kompani dhe fusha të ndryshme të ekspertizës brenda Sava Insurance Group.
Në SAVA Jetë, investimi në zhvillimin profesional të punonjësve dhe shkëmbimi i njohurive mbeten pjesë e rëndësishme e angazhimit tonë për avancimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe zbatimin e praktikave më të mira në industrinë e sigurimeve.
Falënderojmë organizatorët, ligjëruesit dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në realizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve dhe në krijimin e përvojave të vlefshme të të nxënit dhe bashkëpunimit.
#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem



