21.9.2026
Sava Insurance Group vazhdon mbështetjen për basketbollin e Kosovës!
Kompania për Sigurimin e Jetës SAVA Jetë, përmes Sava Insurance Group, për të dytin edicion radhazi do të jetë Sponsor Zyrtar i Statistikave të ProCredit Superligës, duke vazhduar partneritetin e suksesshëm me Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Ky bashkëpunim pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të Sava Insurance Group për të mbështetur zhvillimin dhe promovimin e basketbollit në Kosovë. Përmes kësaj përkrahjeje synojmë të kontribuojmë në avancimin e sportit vendor, rritjen e cilësisë së garave dhe ofrimin e një përvoje sa më të mirë për klubet, sportistët dhe të gjithë adhuruesit e basketbollit.
Si Sponsor Zyrtar i Statistikave, Sava Insurance Group do të jetë e pranishme gjatë ndeshjeve të ProCredit Superligës, duke mbështetur prezantimin e të dhënave dhe rezultateve që pasqyrojnë performancën e ekipeve dhe lojtarëve përgjatë edicionit. Statistikat janë një pjesë e rëndësishme e çdo gare sportive, pasi u mundësojnë tifozëve ta ndjekin më afër zhvillimin e ndeshjeve dhe arritjet e skuadrave të tyre të preferuara.
Edicioni i ri i ProCredit Superligës nis këtë fundjavë dhe pritet të sjellë ndeshje emocionuese, rivalitet sportiv dhe momente të veçanta për komunitetin e basketbollit. Fillimi i sezonit të ri është një mundësi për të bashkuar edhe më shumë klubet, sportistët dhe tifozët rreth pasionit të përbashkët për këtë sport.
Jemi krenarë që vazhdojmë bashkëpunimin me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe që mbetemi pjesë e një prej garave më të rëndësishme sportive në vend. Federatës, klubeve, sportistëve dhe të gjithë pjesëmarrësve u dëshirojmë një edicion të suksesshëm, me shumë emocione, rezultate dhe momente të paharrueshme.
#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem
