4.9.2026

SAVA Jetë vazhdon me trajnime për stafin e NLB Bankës!

SAVA Jetë po vazhdon organizimin e trajnimeve profesionale për stafin e NLB Bankës, me qëllim të avancimit të njohurive, forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të procesit të shitjes së produkteve të sigurimit të jetës.

Në sesionin e parë, përfaqësuesit e SAVA Jetë prezantuan produktin e ri Sigurimin e Jetës në Grup për Mbajtësit e Llogarive/Pakove Bankare. Gjatë këtij sesioni u diskutuan  edhe rezultatet e arritura, përvojat nga procesi i shitjes, si dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve.

Sesioni i dytë u drejtua nga psikologu Aliriza Arenliu dhe iu kushtua menaxhimit të stresit dhe parandalimit të konsumimit profesional, me fokus të veçantë në sfidat me të cilat përballen punonjësit në sektorin bankar.

Përmes këtyre trajnimeve, SAVA Jetë synon të mbështesë zhvillimin profesional të stafit të NLB Bankës dhe të kontribuojë në ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për klientët.

#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

1

2

3

5

6