7.8.2026
Nga shtatori, SAVA Jetë ju pret në lokacionin e ri!
SAVA Jetë njofton të gjithë klientët dhe partnerët se nga 1 shtatori 2026 aktiviteti ynë do të zhvillohet në lokacionin e ri.
Ky hap vjen si pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për t’u qenë sa më afër juve: hapësirë më e përshtatshme, qasje më e lehtë dhe kushte më të mira për takime, këshillime dhe shërbim të përditshëm.
Deri në fund të gushtit, ekipet tona do të përfundojnë transferimin e zyrës. Nga dita e parë e shtatorit do t’ju presim në ambientet e reja, me të njëjtin përkushtim që na karakterizon prej vitesh – si kompania e parë e licencuar për sigurimin e jetës në Kosovë dhe anëtare e SAVA Insurance Group.
Ju ftojmë t’i vizitoni zyrat tona të reja, të takoheni me këshilltarët tanë dhe të vazhdoni bashkëpunimin në një ambient më të rehatshëm dhe më të aksesueshëm.
Përjetë, me SAVA Jetë.
#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem
