5.8.2026

SAVA JETË, sponsor mbështetës i “Muji Auto Center Prishtina Tournament 2026”

SAVA Jetë është sponsor mbështetës i turneut tradicional të futbollit të vogël “Muji Auto Center Prishtina Tournament 2026”, i cili po mbahet nga 1 deri më 9 gusht 2026, në ambientin e hapur të Amfiteatrit në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ky edicion sjell një program të pasur sportiv, me mbi 150 ekipe seniore pjesëmarrëse, si dhe gara për grupmoshat U9, U10, U11, U13 dhe U15 dhe për ekipet e vajzave. Në netët finale do të organizohen edhe aktivitete të veçanta, përfshirë ndeshjen e ekipeve me persona me nevoja të veçanta, Ndeshjen e Yjeve dhe Ndeshjen e Veteranëve.

Përmes mbështetjes së këtij turneu, SAVA Jetë vazhdon angazhimin për promovimin e sportit, jetës aktive, frymës së garës së ndershme dhe përfshirjes së komunitetit. Besojmë se sporti ka një rol të rëndësishëm në afrimin e njerëzve, zhvillimin e talenteve të reja dhe krijimin e përvojave pozitive.

Të lumtur që jemi pjesë e këtij turneu, u dëshirojmë shumë suksese të gjitha ekipeve pjesëmarrëse dhe momente të bukura sportive publikut që do ta ndjekë këtë ngjarje. SAVA Jetë do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që promovojnë sportin, bashkëpunimin dhe energjinë pozitive në komunitet.

Përjetë, me SAVA Jetë.

#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

Prishtina Tournament

Prishtina Tournament2

Prishtina Tournament3