16.7.2026

SAVA JETË pranë qytetarëve në qendrat tregtare!

Gjatë javës së kaluar, SAVA Jetë, pjesë e SAVA Insurance Group, ishte pranë qytetarëve në Albi Mall dhe Prishtina Mall, ku vizitorët patën mundësinë të bëhen pjesë e aktiviteteve argëtuese, të marrin pjesë në lojëra interaktive dhe të fitojnë dhurata simbolike.

Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar identitetin e ri të kompanisë dhe për të njoftuar qytetarët me ndryshimin e emrit në SAVA Jetë, duke shënuar një etapë të re në rrugëtimin tonë si pjesë e SAVA Insurance Group, një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në rajon.

Atmosfera e ngrohtë, energjia pozitive dhe buzëqeshjet e vizitorëve e bënë këtë fundjavë të veçantë, ndërsa ne patëm kënaqësinë të ndajmë me ta këtë moment të rëndësishëm për kompaninë tonë.

Faleminderit të gjithëve që na vizituan dhe u bënë pjesë e këtij aktiviteti.

Përjetë, me SAVA Jetë.

#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

Aktiviteti me Qendra1

Aktiviteti me Qendra2

Aktiviteti me Qendra3

Aktiviteti me Qendra4

Aktiviteti me Qendra4

Aktiviteti me Qendra5

Aktiviteti me Qendra6

Aktiviteti me Qendra8