1.7.2026
SAVA JETË pjesë e spektaklit të basketbollit FIBA 3x3 ECQ Prishtina 2026!
FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier Prishtina 2026 solli një atmosferë të jashtëzakonshme në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku sportdashës të shumtë ndoqën nga afër ndeshje me intensitet të lartë dhe përkrahën ekipet pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare të organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Si sponsor i këtij eventi, SAVA Jetë është krenare që kontribuon në mbështetjen e aktiviteteve që promovojnë sportin, stilin e shëndetshëm të jetesës dhe vlerat e bashkëpunimit, përkushtimit dhe suksesit.
Përveç pranisë sonë në këtë organizim, patëm kënaqësinë të zhvillojmë edhe një lojë shpërblyese për të gjithë vizitorët. Pas përfundimit të lojës, u përzgjodhën dy fituese, të cilat u shpërblyen me dhurata nga SAVA Jetë. I falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesimin, energjinë pozitive dhe atmosferën që krijuan.
Për ne, mbështetja e aktiviteteve sportive është pjesë e angazhimit tonë për të qenë pranë komunitetit dhe për të promovuar iniciativa që frymëzojnë, bashkojnë dhe krijojnë vlerë.
Urime organizatorëve për një fillim të suksesshëm të turneut dhe suksese të gjitha ekipeve në vazhdim të garës. Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij spektakli edhe në ditët në vijim.
#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem



