6.7.2026

Punonjësit e Dalluar për Kuartalin e Dytë të vitit 2026 në Departamentin e Shitjes!

Suksesi ndërtohet nga njerëzit, përkushtimi dhe puna e palodhshme. Gjatë Kuartalit të Dytë të vitit 2026 (TM2), ekipi i Departamentit të Shitjes në SAVA Jetë ka vazhduar të dëshmojë profesionalizëm, përkushtim dhe orientim të vazhdueshëm drejt rezultateve.

Falë angazhimit të përditshëm dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes kolegëve, janë arritur rezultate të rëndësishme që kontribuojnë në realizimin e objektivave të kompanisë dhe në ofrimin e shërbimit cilësor për klientët tanë.

Me këtë rast, shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ekipin e shitjes, ndërsa në mënyrë të veçantë përgëzojmë kolegët që u dalluan me performancën e tyre gjatë TM2 – 2026.

Punonjësit e Dalluar për TM2 – 2026 janë: Shaban Gashi, Burim Halili, Fitim Morina, Edison Haxhiu, Eduard Pergjokaj, Elbasan Dinaj, Valmir Feka, Hysni Selimi, Labinot Gashi, Burim Salihu, Labinot Kadriu, Florentina Behrami, Elheme Abazi, Valentina Rafuna, Mirjeta Gashi dhe Liridona Vokshi.

Urime për këtë arritje të merituar! Ju falënderojmë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm. Jemi krenarë që jeni pjesë e ekipit tonë dhe besojmë se sukseset tuaja do të jenë frymëzim për të gjithë ne.

Asnjëherë vetëm🍀

#SAVAJetë #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

Punonjesit TM2