Blog

Përkushtim, besim dhe siguri në çdo etapë të jetës – SAVA Jetë

SAVA Jetë është kompania e parë e sigurimit të jetës e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Që nga themelimi në vitin 2008, kompania ka kontribuar në zhvillimin e tregut të sigurimeve të jetës, duke ofruar produkte dhe shërbime të përshtatura për individë, familje, biznese dhe institucione.

Si pjesë e SAVA Insurance Group, një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në rajon, SAVA Jetë ndërthur përvojën ndërkombëtare me njohjen e tregut vendor. Emri SAVA Jetë shënon një kapitull të ri në zhvillimin e kompanisë dhe një lidhje edhe më të fuqishme me grupin të cilit i përket.

Misioni ynë

Misioni ynë është t’u ofrojmë klientëve siguri financiare dhe mbrojtje afatgjatë përmes produkteve cilësore të sigurimit të jetës, shërbimit profesional dhe marrëdhënieve të ndërtuara mbi besim.

Ne synojmë që sigurimi i jetës të jetë i kuptueshëm, i arritshëm dhe i përshtatur me nevojat e secilit klient. Përmes produkteve tona, i ndihmojmë klientët të mbrojnë familjen, të planifikojnë të ardhmen dhe të përballojnë me më shumë siguri situatat e paparashikuara.

Vizioni ynë

Vizioni i SAVA Jetë është të jetë kompania e preferuar dhe e besueshme për sigurimin e jetës në Kosovë, e njohur për profesionalizëm, cilësi të shërbimit dhe kujdes ndaj klientit.

Ne angazhohemi të zhvillohemi vazhdimisht, duke përmirësuar produktet, proceset dhe shërbimet digjitale. Synimi ynë është t’u ofrojmë klientëve një përvojë sa më të thjeshtë, transparente dhe të sigurt, duke e kombinuar teknologjinë me kujdesin njerëzor.

Punonjësit dhe vlerat tona

Punonjësit janë baza e suksesit të SAVA Jetë. Për këtë arsye, investojmë në zhvillimin e tyre profesional përmes trajnimeve, edukimit të vazhdueshëm dhe mundësive për avancim.

Puna jonë udhëhiqet nga besimi, integriteti, profesionalizmi, kujdesi dhe bashkëpunimi. Këto vlera përcaktojnë mënyrën se si punojmë dhe ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët, partnerët dhe komunitetin.

Përmes aktiviteteve sociale, edukative dhe humanitare, synojmë të kontribuojmë pozitivisht në shoqëri dhe të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurimit të jetës dhe planifikimit financiar.

Synimet tona

SAVA Jetë synon të vazhdojë zhvillimin si një kompani moderne, e qëndrueshme dhe e orientuar drejt klientit. Prioritetet tona janë përmirësimi i vazhdueshëm i produkteve dhe shërbimeve, zhvillimi i zgjidhjeve digjitale, forcimi i bashkëpunimit me partnerët dhe investimi në punonjës.

Përmes produkteve si Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ofrojmë zgjidhje për mbrojtjen financiare dhe planifikimin e së ardhmes.

SAVA Jetë do të vazhdojë të jetë pranë klientëve me përkushtim, profesionalizëm dhe kujdes. Sepse sigurimi i jetës nuk është vetëm një kontratë, por një premtim për të qenë pranë njerëzve atëherë kur mbështetja ka më së shumti rëndësi.

Përjetë me SAVA JETË!

...........................................................

Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i JetësSigurimi Klasik i JetësSigurimi i Bursës StudimoreSigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.

*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.

#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #LifeInsurance #AmongGoodPeople #NeverAlone